Me ngjyrë kandidatët/ët me prejardhje/shtetësi nga Kosova.
TË VOTOSH DOMETHËNË TË BASHKËVENDOSËSH! Më 20 tetor ne do të rizgjedhim anëtarët e Parlamentit dhe Senatit. Shumëçka do të varet nga këto zgjedhje: premi më të ulëta të sigurimeve shëndetësore, punë dhe arsimi për të gjithë, barazi gjinore konsekuente dhe mbrojtje të klimës. Ne angazhohemi për një Zvicër të hapur, sociale dhe ekologjike për të gjithë. Sepse Zvicra do të jetë e fortë vetëm atëherë kur ndihen mirë të gjithë e jo vetëm një pakicë e vogël.
NJË E DREJTË PËR PUNË PËR TË GJITHË
Të gjithë pa diskriminim duhet të kenë qasje për arsimim dhe punë: Falë nxitjes dhe njohjes së diplomave dhe kualifikimeve tjera profesionale nga vendi amë.
PËR NATYRALIZIM DHE PJESËMARRJE POLITIKE
Një çerek i popullatës nuk ka të drejtë zgjedhjeje dhe vote. Ky deficit i madh demokratik është i papranueshëm. Natyralizimi duhet të lehtësohet dhe të garantohet e drejta për pjesëmarrje politike për të gjithë.
RESPEKT DHE SHANSE TË NJËJTA PËR MIGRANTET
Migrantet shpesh diskriminohen dyfish. Qasja e tyre në punë, arsimim dhe politikë duhet të përmirësohet dukshëm. Vetëm kështu mund të vijë në shprehje potenciali i këtyre grave.
TË PRANOHEN DIVERSITETI DHE DINJITETIT NJERËZOR
Popullata në Zvicër është jashtëzakonisht e shumëllojshme. Politika duhet të pranojë realitetin e ri shoqëror dhe të kujdeset për barazi faktike dhe për një shoqëri inklusive (gjithëpërfshirëse).