Parti dhe organizata të shumta nga komunitete të ndryshme në Zvicër janë bashkuar për të luftuar së bashku kundër nismës çnjerëzore dhe të rrezikshme të «zbatimit (për dëbim)». Këto parti ose organizata vijnë nga komunitetet shqiptare, gjermane, arabe, spanjolle, franceze, italiane, kurde, portugeze, sërbe-sllovene-kroate-bosnjake, tamule dhe turke.

Automatizmi përbuzës i së drejtës së qëndrimit të më shumë se 2 million njerëzve

Nisma për «zbatim (të dëbimit)» kërcënon të drejtën­ e qëndrimit të më shumë se 2 milion njerëzve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, të cilët nuk kanë marrë ende shtetësinë zvicerane. Ata do të dëbohen automatikisht, pa marrë parasysh rrethanat, edhe në rast se janë dënuar për një kundravajtje të vogël – megjithëse kanë lindur e janë rritur në Zvicër. Kjo nismë prek edhe gjenetarën e dytë. Legjislacioni që është votuar në parlament lidhur me nismën e zbatimit për dëbim, parashikon një klauzolë saktësimi për raste të tilla. Pikërisht këtë klauzolë e hedh poshtë nisma e re e zbatimit për dëbim.

Mashtrim i pabesë

Emërtimi nisma për «zbatim» sugjeron favorizimin e hyrjes në fuqi të asaj që është vendosur kohë më parë. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një mashtrim pasi nisma për «zbatim (të dëbimit)» dhe katalogu i veprave penale që korrespondojnë me të shkon edhe më tej se sa ajo që ka vendosur shumica e votuesve me pranimin e nismës për dëbim. Nisma e re nuk vë në zbatim iniciativen për dëbimin; ajo e rëndon konsiderueshëm atë. 

Anashkalim i rrezikshëm i shtetit të së drejtës

Norma kushtetuese e propozuar shkel të drejtat themelore që janë mishëruar në Kushtetutën tonë, Konventën Europiane të të Drejtave të ­Njeriut (CEDH) dhe Marrëveshjen për Qarkullimin e lirë të personave (ALCP). Duke kërkuar të vendosë ligjin, ajo i privon të gjitha gjykatat nga liria e ­gjykimit dhe diskrecioni mbasi teksti i nismës shkel ­principin e ndarjes së pushteteve në dy aspekte. ­Pranimi i kësaj nisme do të përbënte një shkelje të rëndë të sistemit të drejtësisë dhe do të kishte pasoja të paparashikueshme për sistemin ligjor, sigurinë juridike dhe sistemit tonë politik.

Mardhëniet me Bashkimin Europian vihen në rrezik

Sipas Këshillit federal, në rast të ripranimit të kësaj nisme, më tepër se 10 000 persona do të ­dëbohen automatikisht nga Zvicra – pa marrë ­parasysh kushtet dhe rrethanat e tyre. Me këtë akt, Zvicra do të shkelte me mijëra herë Marrëveshjen për Qarkullimin e lirë të personave. Aprovimi i nismës për «zbatim (të dëbimit)» do shtonte një artikull të ri në Kushtetutën zvicerane, i cili do të ­shkatërronte­ mardhëniet e mira me Bashkimin Europian. 

Emigrantët, qofshin gra apo burra, kanë një influencë të konsiderueshme

Zvicra i ka dhënë shtetësinë vitet e fundit më shumë se një milion njerëzve. Rreth 880 000 zviceranë dhe zvicerane të moshës mbi 15 vjeç kanë një kombësi të dytë. Nëse gjithë këta njerëz me sfond migracioni marrin pjesë në votime, ata mund të përbëjnë shumicën. Një JO si kundërpërgjigje e iniciativës çnjerëzore për «zbatim (të dëbimit)» mund të bëhet e mundur vetëm nëse të gjithë marrin pjesë në votim!

Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj

Migrantët e Parisë Socialiste/Socialdemokrate luftojnë për barazinë e të gjithë emigrantëve, qoftë në fushën politike, ashtu si edhe në atë ekonomike, sociale apo kulturore. Ne kërkojmë pjesmarrjen e barabartë të të gjithë emigrantëve, luftojmë kundër çdo lloj diskriminimi dhe bashkëpunojmë ngushtësisht me partitë dhe organizatat e komuniteteve të huaja. Antarësohuni në Partinë Socialiste të Migrantëve dhe mbështeteni këtë fushatë nëpërmjet një donacioni!

Donacionet bëhen për:

- SP Schweiz, 3001 Bern, PC 30-28039-3, IBAN CH45 0900 0000 3002 8039 3, duke përmëndur «SP MigrantInnen, Kampagne Durchsetzungsinitiative»

- PS Suisse, 3001 Berne, PC 30-28039-3, IBAN CH45 0900 0000 3002 8039 3, duke përmëndur « PS Migrant-e-s, campagne mise en œuvre »

23. déc 2015